LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Tiganj: Kroacia ka prioritet që në të vendoset korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut

Spasovski-Tiganj: Kroacia ka prioritet që në të vendoset korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Oliver Spasovski sot u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj, ku u theksua bashkëpunimi jashtëzakonisht i mirë dypalësh mes dy vendeve, që i lidh relacioni tradicional e mirë dhe lidhjet në planë të gjerë.

Në takim, u nënvizua, se bashkëpunimi i mirë ishte veçanërisht i dukshëm në periudhën aktuale, kur Kroacia kryeson me BE-në dhe organizoi Samitin “Ballkani Perëndimor dhe BE Zagreb 2020”, i cili edhe një herë konfirmoi që rajoni është pjesë integrale e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian.


Ambasadorja Tiganj, thuhet në kumtesë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, e informoi kryeministrin Spasovski se Kroacia, si prioritet tjetër gjatë kryesimit të saj në BE, ka dërguar letër deri te Komisioni Evropian, ku thuhej se në qershor duhet të vendoset korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut, duke i hapur rrugën konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar fillimin e negociatave mbi kapitujt, për të përfunduar procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Kryeministri Spasovski falënderoi Kroacinë për kontributin e madh dhe mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në procesin e aspiratave të saj për anëtarësim në BE, që është reflektim i miqësisë së thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve dhe popujve të tyre.

Ai, gjithashtu, e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme nismën e Kroacisë për të përshpejtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Fronteks, me çka do të përforcojë dukshëm aftësitë e sigurisë së kufirit, për të cilën në takim njoftoi ambasadorja Tiganj dhe e cila njoftoi se këto ditë kontingjenti kroat i zyrtarëve policorë në kufirin tonë jugor do të zëvendësohet me përbërje të re.

Kryeministri Spasovski, thuhet në kumtesë, në takimin ka potencuar se të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, për të cilat Kroacia në këtë periudhë i dha nxitje dhe mbështetje për të zgjidhur interesat më të mira të vendit, duhet të plotësohen në drejtim të institucioneve funksionale, të formuara në bazë të vullnetin të qytetarëve në zgjedhje, për të cilat theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi të mbahen brenda afatit të parë të mundshëm, në fakt se data e zgjedhjeve përcaktohet me Dekret me fuqi ligjore, me të cilën aktivitetet zgjedhore u vendosen në pezullim dhe përcaktoi se afatet e zgjedhjeve vazhdojnë në momentin kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori