LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: E rëndësishme është që punonjësit e policisë të kenë kushte të mira për punë (Video)

Spasovski: E rëndësishme është që punonjësit e policisë të kenë kushte të mira për punë (Video)

Situata e sigurisë në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit është më e mirë, me reduktim të dukshëm të krimit, tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në stacionin e policisë në Gjorçe Petrov dhe në vetëqeverisjen lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është një stacion policor që ka një territor të gjerë dhe kërkon shumë angazhim dhe shumë materiale, teknike dhe resurse njerëzore. Në këtë pjesë, kemi bërë përpjekje për të përmirësuar kushtet e punës, e dini se vitin e kaluar kemi vënë në funksionim stacionin e ri të policisë, të pajisur plotësisht, ndërsa tashmë numri i oficerëve të policisë është rritur, gjë që krijon mundësi për funksionim më të mirë”, tha Spasovski.


Ministri Spasovski theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që punonjësit e policisë të kenë kushte të mira për punë dhe një prioritet të lartë dhe këtë vit është pikërisht përmirësimi i kushteve për punë në stacionet policore, si dhe blerja e pajisjeve të nevojshme për punonjësit e policisë. /Telegrafi/