LAJMI I FUNDIT:

Spanja mbetet favorit

Spanja mbetet favorit

Spanja ka humbur ndeshjen e fundit përgatitore nga Gjeorgjia, e renditur e 137-ta në botë, të martën.

Tri ditë më vonë portieri David de Gea ka mohuar shkrimet e mediave spanjolle se ka organizuar ndejë me prostituta për bashkëlojtarët në të cilën ndejë një grua u detyrua të marrë pjesë pa dëshirën e saj. Deri atëherë kampioni në fuqi e ka përgatitur në mënyrë të qetë paraqitjen në ‘Euro 2016’.


Kjo është e pazakonte për një skuadër që nuk ka humbur ndeshje në Kampionate Evropiane që nga 20 qershori i vitit 2004 dhe që humbjen e fundit në ndeshje garuese e ka në tetor të vitit 2014, shkruan Koha Ditore.

Spanja përballet me Republikën Çeke në ndeshjen e parë në ‘Euro 2016’, sot (e hënë) nga ora 15:00.

Edhe Çekia e ka humbur ndeshjen e fundit përgatitore. Pësoi 2-1 nga Koreja e Jugut të cilën disa ditë më herët e mposhti 6-1 Spanja.

Çekia e Pavel Vrbas ka fituar vetëm një prej gjashtë ndeshjeve të fundit dhe po ka vështirësi të mëdha për të mbajtur portën të pamposhtur.

Sulmuesit spanjollë duket se po i fërkojnë duart para përballjes me përfaqësuesen që ka pranuar gol në secilën ndeshje kualifikuese dhe që ka pësuar më së shumti prej të gjitha përfaqësueseve që janë në Evropian – gjithsej 14 gola.