Spanja ka kaluar në epërsi kundër Shqipërisë.

Ishte Isco që asistoi për mrekulli te sulmuesi i Valencias, Rodrigo, i cili me një goditje të saktë mposhti Etrit Berishën.


Kujtojmë se takimi është i vlefshëm për grupin G dhe në rast të fitores, Spanja do të kualifikohet në botërorin “Rusia 2018”.

Në anën tjetër, kombëtarja shqiptare pothuajse e ka siguruar vendin e tretë në këtë grup që gjendet edhe Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app