ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Spanja dhe Belgjika kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1, në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, pas një pjese të parë me ritëm të lartë dhe raste në të dyja anët.

Që në minutat e para, spanjollët kërkuan penallti për një prekje të dyshimtë me dorë të një lojtari belg brenda zonës, por gjyqtari Michael Oliver lejoi vazhdimin e lojës.


Pas disa tentativave, Spanja kaloi në epërsi në minutën e 30-të.

Dani Olmo provoi fillimisht me një goditje nga afërsia, por Thibaut Courtois e priti topin. Megjithatë, topi i kthyer përfundoi te Fabian Ruiz, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

Belgjika reagoi mirë dhe arriti ta rikthente baraspeshën katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Timothy Castagne harkoi saktë nga krahu i djathtë, ndërsa Charles De Ketelaere u shkëput mirë në zonë dhe me kokë mposhti portierin spanjoll për 1-1.

Pas 45 minutave të para, gjithçka mbetet e hapur në këtë çerekfinale, me të dyja kombëtaret që do të synojnë golin e kualifikimit në pjesën e dytë./Telegrafi/

telegrafi sport app