LAJMI I FUNDIT:

Spalletti shkon nëse Tottit i vazhdohet kontrata?

Spalletti shkon nëse Tottit i vazhdohet kontrata?

Luciano Spalletti do të largohet nga Roma nëse klubi i ofron kontratë të re Francesco Tottit.

Ka pasur njoftime për një konfrontim të radhës ndërmjet trajnerit dhe kapitenit pas barazimit (3-3) kundër Atalantas, edhe pse të dy e kanë mohuar.


Kontrata e italianit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai është lidhur me një largim nga Giallorossët, ndërkohë që ekziston mundësia që t’i ofrohet edhe vazhdimi i kontratës.

Mirëpo, Roma Radio ka bërë të ditur se Spalletti u ka thënë shefave të klubit se ai do të largohet nëse Totti qëndron.

Strategu 57-vjeçar ka kontratë deri në janar të vitit 2017, por mosmarrëveshjet me kapitenin mund ta detyrojnë të largohet. /Telegrafi/