LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Në Madrid shkojmë për kualifikim

Spalletti: Në Madrid shkojmë për kualifikim

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka deklaruar se ekipi i tij duhet të bëjë më të mirën në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Tekniku i Romës thekson se ekipi i tij luajti shumë mirë ndaj Fiorentinas, dhe se forma e mirë duhet të bartet edhe ndaj Realit.

“Fiorentina zakonisht mban tempo të lart, por ata vuajtën sepse ne mbajtëm posedimin herët në ndeshje”.


“A duhet të ketë frikë Reali? Ne më shumë jemi të brengosur. Nëse do të kishim qenë pak me më shumë fat në ndeshjen e parë, do ishte më e thjeshtë. Tani thjesht duhet të bëjmë gjithçka ndaj Realit dhe të shkojmë për kualifikim”, u shpreh Spalleti. /Telegrafi/