LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Icardi refuzoi përfshirjen në skuadrën ndaj Rapidit

Spalletti: Icardi refuzoi përfshirjen në skuadrën ndaj Rapidit
Luciano Spalletti dhe Mauro Icardi pas humbjes ndaj Bolognas në Giuseppe Meazza (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Mauro Icardi ka kërkuar që mos të përfshihet në skuadrën ndaj Rapid Vienna.

Nga kjo klubi ka marrë vendim që ta heq argjentinasin nga detyra e kapitenit të skuadrës dhe ka emëruar Samir Handanovicin.


“Nesër (e enjte) do të jetë ndeshje e rëndësishme. Pas saj do të kemi kohë të qartësojmë pozitën e Icardit”, ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

Mauro Icardi dhe Luciano Spalletti gjatë ndeshjes Cagliari-Inter (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por u bë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Interit dhe skuadrës”.

“Mosparaqitja e tij? Ishte ai që nuk dëshironte t’i bashkohej skuadrës. Ishte i thirrur. Ishte i dëshpëruar, por edhe për ne ishte e vështirë ta njoftonim për vendimin”.

Brozovic pëlqen lajmet për heqjen e shiritit të kapitenit nga Icardi
Lexo po ashtu Brozovic pëlqen lajmet për heqjen e shiritit të kapitenit nga Icardi

“Kjo ishte një situatë që duhej adresuar, e thash edhe pas Parmas. Nëse është dikush që mendon për diçka tjetër përveç rezultatit, gabon”.

“Gjërat përreth tij e kanë shqetësuar atë dhe skuadrën që e ka udhëhequr. Tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë të ndeshja e së nesërmes”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori