LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Icardi dëshiron të qëndrojë, por duhet te jemi gati për gjithçka

Spalletti: Icardi dëshiron të qëndrojë, por duhet te jemi gati për gjithçka
Icardi - Spaletti (Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i ka siguruar tifozët që Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë, por sipas tij duhet të jenë gati për gjithçka.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij dhe është folur për një largim të tij gjatë verës.


Kapiteni i Interit ka qenë i lidhur ngushtë me Real Madridin, por edhe me skuadra tjera të mëdha evropiane.

Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit
Lexo po ashtu Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit

Megjithatë, trajneri i Interit, Spalletti, ka thënë se ka folur me Icardin dhe dëshira e tij është për të qëndruar tek Nerazzurrët.

“Unë kam folur me Mauron disa herë dhe ai dërgoi sinjale shumë të sakta”, ka thënë fillimisht Spalleti për Sky.

Icardi është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht (Getty Images)

“Ai është i lumtur në Inter dhe dëshiron të qëndrojë, por ka edhe klube që, nëse vendosin të marrin një lojtar, ua ndryshojnë mendjen edhe nëse ke thënë para disa ditësh se nuk largohem”.

Ronaldo nuk ka dyshime për Icardin: Nuk është lehtë të shënosh 29 gola në Serie A
Lexo po ashtu Ronaldo nuk ka dyshime për Icardin: Nuk është lehtë të shënosh 29 gola në Serie A

“Ne duhet të jemi gati për gjithçka, por tani për tani nuk ka sinjale dhe nuk ka dyshime për atë që ai dëshiron”, përfundoi trajneri i Interit.

Icardi ka shënuar 29 gola këtë sezon duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në Serie A dhe me këto gola ia ka mundësuar Interit kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori