LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar

Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar
Luciano Spalletti (Getty Images )

Luciano Spalletti këmbëngul se Interi i tij e meritoi fitoren ndaj Beneventos, megjithëse e cilësoi si një luftë, ku pa ekipin e tij të luante “me zemër”.

Nerazzurët u rikthyen te fitoret në Serie A, duke e mposhtur Beneventon me rezultat 2-0, ku golat erdhën nga dy qendërmbrojtësit, Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia.


“Është e qartë, në këtë moment nuk po luajmë me shumë karakter apo cilësi. Ishte e qartë nga fillimi, pasi nuk po bënim lojë. Kjo tregoi se sa presion dhe tension është për djemtë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit
Lexo po ashtu Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit

“Kur Benevento na sulmonte, lojtarët tanë bënë shumë gabime, por ju mund të thoni se ata luajtën me zemër. Është e vështirë të fokusohesh me kokën tënde në raste si kjo, por zemra mund të gjejë një mënyrë”.

Festa e lojtarëve të Interit pas golit të Ranocchias (Getty Images)

“Benevento qarkullonte topin mirë, ka një trajner të zgjuar dhe cilësi në krah. Një skuadër si Benevento që e qarkullon topin aq mirë do të luftojë në mënyrë të pashmangshme për ta kthyer atë, por e bëmë shumë të lehtë për ta”.

“Ne patëm disa gabime, u bëmë nervozë disa herë. Ne mund të kishim krijuar më mirë duke luajtur nga prapa, por në pjesën e dytë luajtëm më shumë si një ekip dhe me cilësi më të madhe”.

Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij
Lexo po ashtu Inter 2-0 Benevento: Notat e lojtarëve, Gjimshiti më i miri në skuadrën e tij

“Nëse hasni probleme si ekip, mënyra se si kemi bërë në pjesën e dytë, gjithçka bëhet më e lehtë. Ne luajtëm më mirë dhe punuam për ta rikthyer topin”.

“Unë mendoj se e merituam fitoren, megjithëse me një luftë, por ishte e merituar”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori