LAJMI I FUNDIT:

Southgate publikon listën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe San Marinos

Southgate publikon listën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe San Marinos

Gareth Southgate ka publikuar listën e plotë të futbollistëve të ftuar të Anglisë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Kombëtares së Shqipërisë dhe San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Tre Luanët kanë nevojë për vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin për Kupën e Botës “Katar 2022”.


Por, duke pasur parasysh ekipet kundërshtare, anglezët do të kërkojnë ta sigurojnë kualifikimin me stil, duke marrë pikë maksimale.

Dy ndeshjet e mbetura do të zhvillohen javën e ardhshme, duke filluar me ndeshjen ndaj Shqipërisë më 12 nëntor, përpara ndeshjes së fundit në grup në udhëtim te San Marino.

Nuk ka shumë ndryshime nga skuadra që Southgate që ishte muajin e kaluar, me vetëm Marcus Rashford që hyn në listë, ndërsa bashkëlojtarët e tij në Manchester United, Jesse Lingard dhe Jadon Sancho, mungojnë të dy.

Tammy Abraham mbetet gjithashtu në listën e Southgate, pasi shënoi në fitoren e muajit të kaluar ndaj Andorrës, ndërsa nuk mungojnë emrat e yjeve si Trent Alexander-Arnold, Declan Rice, Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Deri më tani në Grupin I, Tre Luanët kanë fituar gjashtë takime, barazuar dy dhe ende nuk kanë humbur dhe prijnë grupin me 20 pikë, ndërsa pas tyre vjen Polonia e dyta me 17 pikë dhe Shqipëria e treta me 15 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori