LAJMI I FUNDIT:

Southgate flet për dëmtimin e mbrojtësit Joe Gomez

Southgate flet për dëmtimin e mbrojtësit Joe Gomez

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka folur për lëndimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez.

Gomez u lëndua gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në grumbullim me Anglinë duke shtuar edhe më shumë kokë-dhimbjen te trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.


Lëndimi i mbrojtësit ende nuk dihet i cilës masë është, por Southgate ka treguar se ai nuk llogarit në lojtarin për ndeshjet e Anglisë këtë muaj.

Liverpooli në krizë të mbrojtjes, Joe Gomez lëndohet në grumbullim me Anglinë
Lexo po ashtu Liverpooli në krizë të mbrojtjes, Joe Gomez lëndohet në grumbullim me Anglinë

“Duhet të presim dhe të shohim se çfarë tregojnë skanimet”, ka thënë fillimisht Southgate në konferencë për shtyp.

“Ne të gjithë shpresojmë për të, por nuk është një situatë e mirë”.

“Unë nuk e shoh atë të përfshirë në ndeshjet tona”, përfundoi trajneri i Anglisë.

Ndryshe, Anglia do të luajë nesër (e enjte) miqësore me Irlandën, ndërsa me 15 nëntor udhëton te Belgjika dhe 18 nëntor e pret Islandën. /Telegrafi/