Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojë seancë komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës dhe Juridik.

Përcaktimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit Hetimor për skandalin në ISHP Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, është pika e vetme që do të diskutohet nga anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimet.


"Do të ketë përgjegjësi për rastin e Onkologjisë dhe përgjegjësit për keqpërdorime të mundshme do të bëhen publike me emër dhe mbiemër", theksoi dje zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të OBRM-PDUKM-së Petar Risteski.

Manoleva tha se procedura me rastin e Onkologjisë nuk ka përfunduar dhe sipas kësaj nuk mund të jepen kualifikime se askush nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë./Telegrafi/