LAJMI I FUNDIT:

Sot rigjykimi ndaj Naser Osmanit dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion në rastin “FAN”

Sot rigjykimi ndaj Naser Osmanit dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion në rastin “FAN”

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë prej kur Gjykata e Apelit ka vendosur ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani dhe pesë të akuzuarit, në rastin e njohur si “FAN” të gjykohen sërish për akuzat për korrupsion.

Seanca për këtë rast është caktuar për sot në orën 9 e 30 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Osmani bashkë me zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu, po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Të njëjtit ishin shpallur të pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo në mars të vitit 2020, Gjykata e Apelit kishte bërë të ditur se rastin e kishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, biznesmenit Agim Deshishku, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë për mashtrim në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, Apeli ia kishte vërtetuar dënimin. Megjithatë, edhe Deshishku do të rigjykohet për sa i përket veprës penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, për të cilën akuzë ishte liruar nga akuzat nga shkalla e parë.

Ky rast është i shënjestruar për liberalizim të vizave dhe kishte qenë duke u gjykuar nga gjykatësi Shashivar Hoti.

Mirëpo, pasi i njëjti kishte ndërruar jetë në korrik të vitit 2020, ky rast i është trashëguar gjykatësit Agim Kuçi.

Më 8 korrik ishte caktuar seanca ku pritej të nis rigjykimi i Osmanit dhe të tjerëve mirëpo kjo seancë kishte dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarit Bahri Shabani.

Naser Osmani, Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka dhe Naim Avniu ishin shpallur të pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë lidhur me privatizimin e fabrikës “FAN”.

Kurse, biznesmenit Agim Deshishku, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë për mashtrim në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, Apeli ia kishte vërtetuar dënimin. Megjithatë, edhe Deshishku do të rigjykohet për sa i përket veprës penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, për të cilën akuzë ishte liruar nga akuzat nga shkalla e parë.

Gjykata e shkallës së dytë, vendimin për këtë rast, e kishte bërë të ditur me 4 mars të vitit 2020

Kurse, Gjykata Supreme kishte vendosur të refuzojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së paraqitur nga mbrojtja e biznesmenit Agim Deshishku. Kësisoj, ndaj Deshishkut ka mbetur në fuqi dënimi prej një vit e tetë muaj burgim.

Apeli kishte anuluar aktgjykimin lirues që Gjykata Themelore në Prishtinë, në shkurt 2019, kishte marr ndaj Naser Osmanit, Melita Ymeragës, Adrian Kelmendit, Bahri Shabanit, Shkëlzen Llukës dhe Naim Avniut për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare kurse për Deshishkun, për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme në vazhdimësi.

Ky i fundit ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit në vazhdimësi për çka ishte dënuar me një vit burgim. Po ashtu, Deshishku ishte shpallur fajtor edhe për shmangie nga tatimi dhe për këtë vepër penale, ishte dënuar me një vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Dënimi unik i shpallur pastaj nga trupi gjykues në shkallë të parë, ndaj Deshishkut, kishte qenë, një vit e tetë muaj burg dhe në të cilin dënim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 30 prilli 2014 deri më 30 korrik 2014.

Gjithashtu, sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shashivar Hoti, i akuzuari Agim Deshishku obligohej që dëmin prej 53,807.46 euro t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Së bashku me Naser Osmanin dhe të tjerët, për keqpërdorim të detyrës zyrtare ishte i akuzuar edhe Agron Kamberi, mirëpo për të njëjtin prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale.

Ndryshe, rasti kundër Naser Osmanit e të tjerëve kishte filluar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga Policia e Kosovës më 28 prill 2014.

Prokuroria Speciale më 30 prill 2014, kishte marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kurse kjo Prokurori më 16 shkurt 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër ish-deputetit Naser Osmani, Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Agron Kamberi, Adrian Kelmendi, të gjithë zyrtarë në AKP, si dhe Agim Deshishku, blerës i fabrikës “ FAN”.

Ndryshe, ndaj Agron Kamberit, tashmë është pushuar procedura, pasi ndaj tij prokuroria është tërhequr nga ndjekja penale.

Në seancën e 4 prillit 2016, përderisa prokurori special Admir Shala kishte lexuar aktakuzën, Naser Osmani dhe Bahri Shabani, pjesë e bordit të drejtorëve të AKP-së, nuk ishin deklaruan lidhur me fajësinë, me arsyetimin se prezent duhet të jenë të gjithë anëtarët e bordit. Shqyrtimi kryesor në këtë rast kishte arritur të mbahet më 12 korrik 2017.

Këtë aktakuzë më pas e kishte përfaqësuar Prokurorja Speciale Fikrije Fejzullahu, pasi ish-Prokurori Special, Admir Shala, ishte zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

PSRK më 16 shkurt 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër deputetit Naser Osmani, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi, Agim Deshishku.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e PSRK-së, të akuzuarit Naser Osmani, si nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani si drejtori i Bordit të AKP-së, Shkelzen Lluka si menaxher i AKP-së, Naim Avdiu si zv/drejtor menaxhues i AKP-së dhe Melita Ymeraga, Ardian  Kelmendi, si  kryesues  të  Njësisë  së  Monitorimit në AKP në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë si anëtarë ndërkombëtarë të AKP-së: Lisa  Brodey, Mohammed Omran dhe Hubert Ërsmann, i kanë kaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete ose për personin tjetër, në vlerë prej 5,400,000,00 euro.

Ata akuzohen se kanë shkelur të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërmarrjes Shoqërore “FAN” e përfaqësuar nga AKP-ja si dhe buxhetit të shtetit, lidhur me çështjen e Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”. Kjo e fundit, ishte privatizuar në valën e 7-të të shitjes nga AKM-ja, ku ishte  blerë  me  çmim  prej  2,310,000  euro  nga  blerësi, që më pas i akuzuari Agim  Deshishku, sipas kontratës së nënshkruar me zotimet e fituara të bëjë investime në vlerë prej 2,800,000 euro dhe të punësojë 236 punëtorë gjatë periudhës dy vjeçare.

Agim Deshishku, akuzohet nga prokuroria për mashtrim në vazhdimësi, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi dhe për shmangie nga tatimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori