Pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Sllobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë

Sot Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca dëgjimore në rastin ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në maj të 2023, ndërkaq u shqyrtua po ashtu marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit, Radenkoviq dhe Prokurorisë Speciale të Kosovë.
Pas marrëveshjes së arritur po sot është bërë shpallja e aktgjykimit, ku i akuzuar Sllobodan Radenoviq u dënua me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë.
Radenkoviq u dënua me 2 vjet burgim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me 6 muaj burgim për “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” ose 15 mijë euro gjobë.
Me kërkesë të të dënuarit burgimi me 6 muaj iu zëvendësua me shumën 15 mijë euro gjobë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
44 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































