LAJMI I FUNDIT:

Sot, ora e parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot, ora e parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës dhe më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.


“Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, thuhet në njoftim.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/