Shikuesit e Kohavisionit që janë adhurues të këtij sporti do të mund të shohin sesi funksionon shkolla “Prishtina Voley” që u dedikohet volejbollistëve të rinj.

Kronika e realizuar nga Arbnor Dragaj do të transmetohet të hënën. Nëpërmjet saj shikuesit e programit të mëngjesit në KTV do të kenë rast të shohin sesi stërviten të rinjtë prej moshës 6 deri në 15 vjeç në shkollën që i dedikohet volejbollit tek të rinjtë.


“Bëhet fjalë për shkollën ‘Prishtina Volley’, e cila ndonëse është e hapur për të dyja gjinitë, pjesë e kësaj shkolle kryesisht është gjinia femërore”, shpjegon Dragaj.

Ai shton se ushtrimet me volejbollistët mbahen nga tri herë në javë në palestrën “1 Tetori” dhe udhëhiqen nga kryetrajneri Xhavit Kajtazi dhe nën përcjelljen e dy ndihmëstrajnerëve, Valon Nikqi dhe Bahri Gjinovci.

“Xhavit Kajtazi njëherësh tregon për punën e cila bëhet me këto vajza të reja, për potencialin që e ka Kosova, si dhe për arsyet e ngecjes së këtij sporti”, thotë Dragaj.

“Prishtina Volley” ka nisur punën qysh në tetor të vitit të kaluar dhe sipas asaj që thotë Kajtazi, janë duke u përgatitur që sivjet të startojnë edhe nëpër gara zyrtare.

telegrafi sport app