Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, dhe një nga opinionistët më aktiv në vend, ka reaguar ashpër ndaj neglizhencës së institucioneve përgjegjëse të arsimit në vend përball vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve, PISA.
Ky raport rendit Kosovën si shtet me nivelin më të ulët të arsimit, dhe për këtë Abdixhiku, përmes një shënimi të tij në facebook, ka thënë se ky nivel i paditurisë u konvenon kapësve, duke aluduar në shumicën e pushtetarëve.
“Ata mbahen gjallë kështu. Veç një popull i paditur e mbanë çiftin e Ramizit me shokë herë si profesor doktor, herë si ambasador, e herë si kryetar komune – gjithmonë mbi vete, tash e tetëmbëdhjetë vjet rresht. Prandaj kapësit i mirëmbajnë fabrikat e paditurisë. Prandaj ata prodhojnë padituri. Prandaj ata kanë mbushur shkollat me vëllezër, motra, gra e akraba të paditur që shkollojnë e prodhojnë gjenerata analfabetësh që sot renditet në treshen e fundit në botë”, shkruan Abdixhiku.
Tutje ai thotë se ‘kapësit’ këtë punë kanë, por ai bënë thirrje që ndaj kësaj dukurie prindërit të mos rrinë duarkryq dhe në heshtje, ndaj arsimimit të fëmijëve të tyre.
“Çka doni të bëni me këta fëmijë nesër? Kush do t’i merr në punë? Si do ta sigurojnë jetën, për veten, për juve, për vendin?”, pyet Abdixhiku.
Ai thotë se sot duhet të skuqen të gjithë, sidomos ata që intervencën e kopjimin e kanë bërë vlerë, zotësi, por kurrë marre.
“Ata që u japin fëmijëve telefona të mençur, por kurrë si mbajnë me një libër, një lektyre – ma edhe një libërth në dorë. Shihni sa nga ta e shkruajnë sot emrin e shtetit të vet “Kosov”. Sot duhet të skuqen edhe ata mësues e sindikata, që kërcënojnë ditë e natë për paga, e na japin analfabetë në kthim. Në kohë shumë më të vështira, mësuesit para jush, kanë pasur megjithatë një ideal. Ku jeni ju sot?”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë