LAJMI I FUNDIT:

Sony investon miliarda për sensorë

Sony investon miliarda për sensorë

Për të përmbushur kërkesat për sensorët e vet për fotoaparate digjitale, Sony ka për qëllim të investojë 1.2 miliardë dollarë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Një pjesë e këtyre investimeve tanimë është paralajmëruar për blerjen e serishme të linjës prodhuese nga Toshiba, e cila vlerësohet në 600 milionë dollarë. Sony po ashtu ka për qëllim të përshtatë një pjesë të fabrikës së saj në Nagasaki për prodhimin e sensorëve CMOS, si dhe ka për qëllim të blejë pajisje të cilat do të shfrytëzohen për prodhimin e sensorëve për fotoaparate digjitale.


Qëllimi i këtyre investimeve është të rrisë prodhimin e sensorëve për 50.000 fotoaparate digjitale për muaj deri në mars 2012, respektivisht të dyfishojë kapacitetet aktuale të cilat janë 25.000 për muaj.

Në fakt, në Sony theksojnë se ekziston kërkesë e madhe për sensorët e tyre Exmor e Exmor R të cilët shfaqin karakteristika të mira edhe në kushte të ndriçimit të dobët. /Telegrafi/