Poezi nga: Xhevdet Bajraj
Mbi tryezë verë e zezë
qielli digjet në zjarr shtrigash mesjete
sonte pi për të vdekurit
të gjallët le të presin
Erdhi mëngjesi si klithje e foshnjës së porsalindur
që s’njeh as diell as njeri
krushqit e zinj bartin kufomën e natës që vdiq
nga dhembjet e lindjes
Sot është ditë tregu
ditë e shpresës së rreme
zgjohem ngadalë i lodhur nga pesha e pagjumësisë
Me të holla të huazuara në xhep
mbjell buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve
njerëzve dhe vendeve u duhen ëndrrat
Shi bie mbi tokën e përgjumur
tatëpjetës së lagjes
ma zgjuan kureshtjen pika të kuqe si gjaku
Pyetem
mos tim gjeli i mbeti në fyt kënga e mëngjesit
mos mbrëmë ishte aksioni për vrasjen e qenve bredhës
Apo fqinjët u vëllazëruan
e s’mund ta ndalin gjakun nga damarët e shqyer
o Virgjëreshat e Erinisë hodhën vallen e mallkimit
Vazhdoj rrugën tutje-tëhu i ngarkuar me barrë dyshimi
fytyra të panjohura me rroba të njohura
provonin lodrat e reja në kalimtarët e vjetër
Kudo në qytet bëhet tregti
dikush peshon eshtrat
gjakun gjymtyrët e veta
Dikush shet dritën e syrit
pakëz qiell
me diell të harruar në lindje
Shiu vazhdon të bjerë
sikur do të shpëlajë mallkimin
që na është ngjitur si rrobë për trupi
Dielli udhëton mbi re i mbyllur në shishe
si porosi e fundit e njeriut
të kryqëzuar në gjurmën e përgjakur
që le këmba në baltë nën peshën e klithjeve
Gratë e hedhin pritjen prej dore në dorë
si bukën e valë
nënat dredhin majat e shamive rreth gishtit tregues
kafshojnë buzët të trembin re mendimesh të zeza
Mbi tryezë të ditës
verë e zezë e rritës
sonte do të ngre dolli okë e kokë për të vdekurit
të gjallëve do t’u vijë radha
Kthehem në shtëpi me shportë të zbrazët
nëna më puth gruaja më puth
fëmijët më puthin oh
për ëndrra na ha zhgjëndrra
Dhembjen e ndajmë si bukën dehemi me lot
unë i veshur me rroba solemne
me shuplaka të kthyera kah qielli
bart peshën e pagëzimeve të reja
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Fillimet romantike të Naim Frashërit dhe novela “Katër stinët”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre