LAJMI I FUNDIT:

Sonte mbahet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2020”, festivali vjen me shfaqje të veçantë virtuale

Sonte mbahet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2020”, festivali vjen me shfaqje të veçantë virtuale
Arilena Ara (Foto: YouTube)

Festivali më i madh i muzikës “Eurovision 2020”, i cili parashihej të mbahej në Roterdam, u anulua për shkak të frikës së përhapur nga coronavirusi.

Megjithatë, në vend të “Eurovision Song Contest 2020”, organizatorët do të sjellin për fansat “Eurovision: Europe Shine A Light”, shfaqje kjo që do të transmetohet në 46 vende të botës dhe do të bëjë bashkë audiencën e gjithë Evropës.


Spektakli do të drejtohet nga prezantuesit holandezë të Eurovisionit, Chantal Janzen, Edsilia Rombley (Eurovision 1998 dhe 2007) dhe Jan Smit.

“Eurovision 2020”

Festivali madhështor do të nisë premierën e tij në kanalin e “Eurosong” në YouTube sot (gjysmëfinalja e parë) dhe të enjten (gjysmëfinalja e dytë).

EBU po ashtu do të bashkojë fansat e Eurovisionit në një kor virtual, të cilët do të interpretojnë “What’s Another Year” nga Johnny Logan.

Arilena Ara sjell klipin e “Fall From The Sky”
Lexo po ashtu Arilena Ara sjell klipin e “Fall From The Sky”

Spektakli ndër tjerash do të nderojë 41 këngët pjesëmarrëse në një format më ndryshe jokonkurrues, por që pritet të ketë edhe surpriza të shumta.

Ndërkohë, artistja Arilena Ara sivjet do të përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision 2020” me projektin e titulluar “Fall From The Sky” që në shqip ishte “Shaj”, por që tani raportohet se do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë.

Kënga mbrëmë u kompletua edhe me videoklip me një paraqitje e performancë të veçantë të këngëtares nga Shkodra.

Për të gjithë adhuruesit e festivalit, në Shqipëri “Eurovision: Europe Shine A Light” do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), teksa në Kosovë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori