LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Nuk e di se çfarë do të ndodh, por plani është që të kthehem në Molde

Solskjaer: Nuk e di se çfarë do të ndodh, por plani është që të kthehem në Molde
Ole Gunnar Solskjaer (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunar Solskjaer tha se nuk është i sigurt nëse ka kontratë me Molden.

Norvegjezi në dhjetor mori drejtimin e Manchester Unitedit pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.


Në fillim u tha se Solskjaer i është bashkuar anglezëve në formë të huazimi dhe do të kthehet në Molde në fund të sezonit, por historia se e ka zgjatur kontratën me Molden është fshirë nga ueb-faqja e e klubit, raporton Sky.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk jam i sigurt se si do të shkon”, tha norvegjez për mediat lokale, kur u pyet në lidhje me kontratën edhe pse në llogarinë personale në Twitter shkruan se është trajner Moldes.

“Unë mendoj se marrëveshja më ka mbaruar dhe tani kam një kontratë me Manchester Unitedin. Ai mund të kenë nevojë një kontratë të re për këtë (kthim në Molde). Ne do të shohim se çfarë do të ndodh … Jo, unë jam trajneri Moldes. Aktualisht atje nuk punoj, por e kam në plan që të kthehem atje”, tha Solskjaer.

Drejtori i Moldes, Neerland: Solksjaer do të rikthehet te Molde
Lexo po ashtu Drejtori i Moldes, Neerland: Solksjaer do të rikthehet te Molde

Sky Sports raportoi se trajneri mund të ketë një kontratë me një klub tjetër, pavarësisht pretendimeve të klubit norvegjez.

Që nga marrja e skuadrës të Manchester Unitedit, ai po tregon rezultate të mira, ku ka marrë mbështetjen e menaxhmentit të klubit dhe fansave.

Në 16 ndeshje, United kanë fituar 13 herë, dy herë kanë luajtur baras dhe humbje e vetme ishte ajo kundër Paris Saint-Germainit (2:0) në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/