LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i kundërpërgjigjet Kloppit rreth numrit rekord të penalltive për Unitedin

Solskjaer i kundërpërgjigjet Kloppit rreth numrit rekord të penalltive për Unitedin

Ole Gunnar Solskjaer ka reaguar rreth deklaratës së Jurgen Kloppit që ka thënë se Manchester Unitedi ka fituar më shumë penallti në dy sezonet e fundit se sa pesë vite që ai është te Liverpooli.

Trajneri gjerman ishte i acaruar në humbjen 1-0 të The Reds ndaj Southamptonit, duke aluduar se Djajtë e Kuq po ndihmohen nga gjyqtarët dhe VAR-i.

Por, Solskjaer i ka reaguar Kloppit se ai nuk i numëron penalltitë dhe nuk harxhon kohë në gjëra të tilla, por fokusohet në gjërat që e fitojnë takimin.

“Ky është një fakt? Ndoshta,” ka thënë trajneri norvegjez.

“Kjo ndoshta do të jetë përgjigjja ime, ky është një fakt që kemi më shumë se ata. Unë nuk llogaris se sa penallti kanë pasur, kështu që nëse ata duan të kalojnë kohë duke u shqetësuar kur do të kemi faule në zonë… Unë nuk shpenzoj kohë për këtë”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli dhe United kanë pikët e barabarta në tabelën e Ligës Premier (33), me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kanë shansin që të bëhen lider. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori