LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer falënderon Molden që e lejoi të bëhet trajner i Unitedit: Mezi po pres të filloj drejtimin e Man Utd

Solskjaer falënderon Molden që e lejoi të bëhet trajner i Unitedit: Mezi po pres të filloj drejtimin e Man Utd
Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes ndaj Celticut në Ligën e Evropës (Foto: Ian MacNicol/Getty images/Guliver)

Manchester Unitedi e emëroi Ole Gunnar Solskjaer në vend të Jose Mourinhos, por tekniku norvegjez do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Me këtë rast 45-vjeçari ka falënderuar së pari klubin nga Norvegjia që e lejoi t’i bashkohet Djajve të Kuq dhe ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë ndjekës i punë së tyre.


“Në futboll nuk mund të dish kurrë se çfarë do të ndodh. Kjo është një mundësi që duhet ta merrja. Mezi po pres të drejtoj Manchester Unitedin deri në verë”.

“Në të njëjtën kohë, do të ndjek nga afër se çfarë do të ndodh këtu në shtëpi. E kemi ndërtuar gurë për gurë dhe fundi i sezonit na jep shpresë për një tjetër sezon të mirë”.

“Erling, Trond dhe Per Magne do të bëjnë punë të mëdha pasi unë do largohem. Në të njëjtën kohë dua të falënderoj klubin dhe Kjell Inge e Bjorn Rune që më uruan kalimin te një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Solskjaer për faqen zyrtare të Moldes.

Drejtori i klubit norvegjez Molde flet rreth telefonatave me Unitedin për huazimin e Solskjaer
Lexo po ashtu Drejtori i klubit norvegjez Molde flet rreth telefonatave me Unitedin për huazimin e Solskjaer

Ish-sulmuesi i njohur ka fituar dy herë kampionatin elitar të Norvegjisë dhe një herë kupën gjatë kohës sa ishte trajner i Moldes.

Solskjaer ishte pjesë e Man Utd për 11-të sezone, ku në 366 paraqitje kishte arritur të shënojë 126 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori