LAJMI I FUNDIT:

Snoop Dogg refuzoi ofertën prej 100 milionë dollarësh për t’iu bashkuar OnlyFans: Nuk dua kurrë para të tilla në jetë

Snoop Dogg refuzoi ofertën prej 100 milionë dollarësh për t’iu bashkuar OnlyFans: Nuk dua kurrë para të tilla në jetë
Snoop Dogg (Foto: Getty Images)

Reperi Snoop Dogg zbuloi se ka refuzuar një marrëveshje fitimprurëse me OnlyFans pasi nuk donte të zemëronte gruan e tij.

Snoop Dogg i tregoi aktorit Slink Johnson në shfaqjen Instagram Live “Wake & Bake me Double S Express” se e kishin konsideruar atë një kandidat të mirë pasi të tjerët arritën sukses në platformë, shkruan Bussines Insider.


“Ata u afruan tek unë pasi një nga ato vajza atje fitoi rreth 20 milionë dollarë (18 milionë euro). Më thanë: ‘OnlyFans dëshiron që të vish, Snoop. Do të mund të fitoje rreth 100 milionë dollarë (91 milionë euro). Gjithçka që duhet të bësh është të nxjerrësh atë gjë'”, tha reperi dhe shtoi se duhej të refuzonte për shkak se ka “një grua me ngjyrë”.

Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana
Lexo po ashtu Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana

“Nuk ka mundësi në botë që ajo të më lejojë të shkoj atje dhe të nxjerrë atë gjë për asnjë lloj parash”, tha Snoop Dogg, duke aluduar në gruan e tij Shante Broadus.

Nuk është qartë se cilat ishin kushtet e saktë të marrëveshjes së mundshme, por punësimi i Snoop Dogg do të ishte një lëvizje e papritur për platformën e rrjeteve sociale.

Rap artistë si Iggy Azalea dhe Tyga kanë llogari në OnlyFans. Biznesi është gjithashtu në lulëzim për OnlyFans, me të ardhurat bruto të përdoruesve që janë rritur me 17 për qind, nga 4.8 miliardë dollarë në vitin 2021 në 5.6 miliardë dollarë në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori