LAJMI I FUNDIT:

Snajperistët serbë në Ukrainë

Snajperistët serbë në Ukrainë

Mercenarët serbë në rajonin e Donjeckut, synojnë të vrasin ushtarët ukrainas në vijën kufitare dhe të provokojnë popullatën civile, shkruan B92.

Ky informacion është bërë i ditur nga organizata ukrainase anti-terroriste, që bërë kryelajm i mediave elektronike të këtij vendi, transmeton Telegrafi.


“Se mercenarët serbë kanë shkuar në rajonin e Donjeckut, tregojnë edhe të dhënat e inteligjencës”, ka njoftuar shtabi i OAT-it në Facebook.

“Në Donjeck kanë ardhur një grup i mercenarëve serbë snajperistë. Udhëheqësi i tyre është Dejan Beriq i njohur me nofkën Deki. Ai ka ardhur në Donbas në disa raste për të luftuar në anën e Rusisë dhe forcave okupuese, kundër forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhej më tej në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se mercenarët serbë planifikojnë “të vrasin ushtarët ukrainas” në vijën kufitare dhe të nxisin provokime të banorët e asaj zone.

Mediat ukrainase kohë më parë kishin raportuar se Beriq është “luftëtari më i njohur serb në Donbas”, kurse në gusht ishte raportuar që ai “është plagosur në vijën e parë të frontit”. /Telegrafi/