LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia kampione e Evropës: Triumfon ndaj Serbisë dhe shkruan historinë (Foto/Video)

Sllovenia kampione e Evropës: Triumfon ndaj Serbisë dhe shkruan historinë (Foto/Video)

Për herë të parë në histori, përfaqësuesja e Sllovenisë në basketboll e ka fituar kampionatin evropian, e ky triumf erdhi pas fitores së shënuar sonte (e diel) ndaj Serbisë me rezultat 93-85.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa diferenca në rezultat u bë në çerekun e dytë, me Slloveninë e udhëhequr nga Goran Dragic që ‘eksplodoi’ dhe krijoi epërsi nëntë pikëshe pas 20 minutave.


Për 20 minuta lojë, ylli i Miami Heat shënoi plot 26 pikë, ndërsa 20 prej tyre erdhën vetëm në çerekun e dytë, me lojtarin në fjalë që ishte i pamëshirshëm ndaj mbrojtjes serbe.

I vetmi shqetësim për Slloveninë në pjesën e parë ishte lëndimi i 18-vjeçarit Luka Doncic, njërit prej lojtarëve më të mirë slloven në këtë kampionat, i cili e lëndoi nyjen e këmbës dhe nuk u kthye më në lojë.

SKEMA DREJT FINALES:

Në çerekun e tretë përfaqësuesja serbe, e udhëhequr nga Bogdanovic, u tregua skuadër më e mirë dhe duke aplikuar mbrojtje tejet të mirë, e cila bëri që Sllovenia të mos shënonte as edhe një pikë për afro 3 minuta, e ngushtoi epërsinë në 4 pikë dhe pas 30 minutave rezultati shënonte 71-67 në të mirë të Sllovenisë.

Problem i dukshëm për Serbinë në këtë ndeshje ishte ngarkesa me shumë gabime personale e qendrës Boban Marjanovic, lojtar që ishte vendimtar në ndeshjen paraprake ndaj Rusisë.

Gjithsesi, përkundër tentimeve të shumta për ta barazuar rezultatin e më pas për ta përmbysur ndeshjen, serbët u detyruan të pajtohen me humbje, me Slloveninë që nuk lejoi befasi dhe e kontrolloi shumë mirë epërsinë, duke mbetur e përqendruar në momentet vendimtare, për ta ftuar kështu këtë duel final.

Më meritori në këtë fitore të Sllovenisë ishte i pandalshmi Goran Dragic me 35 pikë, ndërsa për t’u përmendur nga kjo finale është edhe paraqitja e Klemen Prepelic me 21 pikë.

Te serbët u veçua i zakonshmi Bogdan Bogdanovic me 22 pikë, por pikët e tij ishin të pamjaftueshme që Serbia ta fitojë këtë kampionat evropian. E veçanta e këtij triumfi të Sllovenisë është që kjo përfaqësuese shpallet kampione pa e pësuar asnjë humbje, si gjatë kampionatit, ashtu edhe gjatë kualifikimeve për në këtë kampionat, ku në grup e kishte edhe Përfaqësuesen e Kosovës.

35 pikët e Goran Dragicit e bëjnë atë lojtarin slloven me më së shumti pikë në një ndeshje në histori të përfaqësueses sllovene dhe me shumë gjasë e ‘betonojnë’ shpalljen e tij MVP të këtij EuroBasket-i. /Borozani/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori