LAJMI I FUNDIT:

Skype zbulon shkakun e ndërprerjes së punës

Skype zbulon shkakun e ndërprerjes së punës

Mbingarkesa e serverit dhe një krimb në programin Skype për sistemin operativ Windows ishte shkaku i ndërprerjes së para do kohe të punës së kësaj kompanie të popullarizuar për telefoni në internet.

Detajet për shkakun e ndërprerjes së punës së Skype para Krishtlindjeve janë publikuar në blogun zyrtar të kompanisë.

Përfaqësuesi kryesor i informatikës për media në Skype thekson se problemet kishin lindur më 22 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, kur kishte filluar mbingarkimi i serverëve në të cilat janë porositë e çastit.


Kjo do të thotë se kompjuterët me Windows, në të cilat është edhe Skype, e të cilët pranojnë kërkesat, kishin filluar të vonohen dhe krimbi, për fat të keq, në njërin prej versioneve të programit kishte shkaktuar rënien e sistemit.

Afro 50 për qind e përdoruesve të Skype kanë versionin e këtij programi 5.0.0.152 me krimb.

Tanimë është përpunuar edhe versioni i Skype pa krimb, por ende nuk është vendosur për shkarkim automatik. /Telegrafi/