Argjentinasi shënoi dy herë ë fitoren 3-0 të Nerazzurrëve, duke çuar në 13 numrin e golave këtë sezon, por ai nuk festoi në shenjë pakënaqësie ndaj tifozëve.

Gazzetta dello Sport raporton se forma e 21-vjeçarit ka joshur interesimin e skuadrave të Ligës Premier, me tre klube që kishin dërguar përfaqësues në San Siro të dielën.


Manchester City dhe Liverpool mendohet se janë të interesuar për ish-sulmuesin e Sampdorias, por Chelsea thuhet se është në pozitë lidere.

Blutë edhe më herët ishin lidhur me Icardin dhe nuk besohet se mund të kenë probleme me çmimin prej 35 milionë euro, sa kërkon klubi italian për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app