LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e plotë e Kosovës U-17 për miqësoren ndaj Shqipërisë

Skuadra e plotë e Kosovës U-17 për miqësoren ndaj Shqipërisë
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-17 të mërkurën do të zhvillojë ndeshje miqësore me ekipin e Shqipërisë të të njëjtës grupmoshë.

Përzgjedhësi Arsim Abazi për këtë miqësore ka ftuar 22 lojtarë, prej të cilëve tetë janë nga klubet evropiane dhe të tjerët nga kampionati vendor.


Dardanët U-17, të martën, në orën 15:00, do të zhvillojnë stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Abazi për të krijuar ekipin me të cilin do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022, që do të zhvillohen më 6, 9 dhe 12 tetor në Austri.

Kosova bën pjesë në grup me Austrinë, Ishujt Faroe dhe Slloveninë.

Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Shqipërisë:

(Foto: ffk-kosova.com)