LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e plotë e Kosovës në basketboll për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës

Skuadra e plotë e Kosovës në basketboll për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës
(Foto: basketbolli.com)

Ekipi i Kosovës në basketboll ka udhëtuar për në Vjenë, prej nga më pas do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë në “Bubble” të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Stërvitjet do t’i zhvillojë nga data 24 Nëntor, në ditën në të cilën i gjithë delegacioni do të testohet për herë të tretë, pas dy herëve që janë testuar në Prishtinë më 16 dhe 21 Nëntor, gjithnjë duke u bazuar në protokollin e FIBA-s për Covid-19.


“I kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për tu nisur për në Bratislavë. Sa i përket testeve, i kemi kryer dy teste në Prishtinë dhe tani na pret edhe një test nga FIBA në datën 24 nëntor”.

“Ne do të udhëtojmë të hendikepuar pa Dardan Berishën dhe disa lojtarë të tjerë, por basketbollistët që kanë qëndruar në karantinë nga dita e mërkurë e kanë dhënë maksimumin në stërvitje dhe ne së bashku me trajnerin (Christos) Marmarinos kemi punuar shumë me ta, edhe në aspektin mental në mënyrë që ata të jenë sa më të gatshëm për të gjitha sfidat që na presin në Bratislavë”.

“Bëhet fjalë për dy kundërshtarë shumë të fortë, pra Sllovakinë dhe Islandën, por ne premtojmë se do ta japim maksimumin në parket gjë të cilën e kanë premtuar djemtë tanë që nga dita e parë, që kemi hyrë në karantinë”.

“Duke u nisur nga fakti se bëhet fjalë për pandeminë COVID-19, ne shpresojmë se edhe në këtë aspekt do të kalojmë mirë dhe nuk do të kemi ndonjë problem sa i përket kësaj pandemie, e cila na ka shkaktuar telashe të gjithëve. Sidoqoftë, ne jemi optimistë se nga Bratislava do të kthehemi kokëlartë dhe se djemtë tanë do të na bëjnë krenarë edhe një herë”, ka deklaruar Granit Rugova, drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.

Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 Nëntor, derisa dy ditë më vonë (28 nëntor) përballet me Islandën.

Dardanët janë liderë të grupit, ku në muajin shkurt të këtij viti, shënuan fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Lojtarët që janë në dispozicion

Drilon Hajrizi – Kapiten;
Edmond Azemi
Alban Veseli
Altin Morina
Arian Qallaku
Musab Mala
Mikaile Tmusiq
Urim Zenelaj
Leonard Mekaj
Erjon Kastrati
Fisnik Rugova
Valon Bunjaku
Meriton Ismaili

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori