LAJMI I FUNDIT:

“Skifetarat” nuk duan që dy gjyqtarë që gjykuan në ndeshjen me Drenicës të ndajnë drejtësinë më në ndeshjet e Gjilanit

“Skifetarat” nuk duan që dy gjyqtarë që gjykuan në ndeshjen me Drenicës të ndajnë drejtësinë më në ndeshjet e Gjilanit

“Skifetarat”, tifo grupi që përkrahë Gjilanin, kanë shpallur persona të padëshiruar dy gjyqtarët e Superligës, Alban Shalën dhe Vigan Ibërdemaj, të cilët drejtuan ndeshjen ndaj Drenicës.

Gjilani luajti baras pa gola ndaj Drenicës si mysafir, ku gjilanasit pretendojnë që janë dëmtuar në dy raste për penallti, ku nuk është shikuar as VAR-i.


“Tifo grupi “Skifterat” përmes kësaj komunikate shpreh shqetësimin e thellë dhe njëkohësisht paralajmëron gjyqtarët Alban Shala dhe Vigan Ibërdemaj se nuk janë të mirëpritur më në Gjilan dhe ardhja e tyre për t’i gjykuar ndeshjet e SC Gjilanit nuk do të kalojë pa pasoja. Tendenca qartazi e gjyqtarit Alban Shala vërehet edhe nga edicioni kaluar, teksa ishte kyç në humbjen e titullit kampion, duke mos e përsëritur penaltinë në ndeshjen ndaj Dukagjinit, si dhe duke qenë hapur tendencioz në të gjitha ndeshjet të cilat i ka gjykuar Gjilanit”.

“Klubi ynë na ka konfirmuar që ka dërguar shkresë zyrtare në FFK për të mos e lejuar Shalën t’i gjykojë ndeshjet e Gjilanit dhe prapë se prapë ai delegohet. Gani Havolli, Arta Osmani, Zenel Qorraj, Sadik Rrahmani dhe Kujtim Bajrami duket se po punojnë hapur kundër klubit të Gjilanit duke deleguar këtë gjyqtar tejet skandaloz dhe tendencioz”, shkruan në njoftimin e tifozëve të Gjilanit.

“Po ashtu edhe Vigan Ibërdemaj do të jetë “Non Grata” tani e tutje, pasi që sjellja e tij nga VAR tregon hapur për tendencën që ka ndaj klubit të Gjilanit. Ibërdemaj nuk sinjalizon hapur për dy penaltitë e klubit tonë në ndeshjen ndaj Drenicës dhe ndikon po ashtu direkt në rezultat”. Ibërdemaj ka sinjalizuar VAR-in për penalti qesharake në ndeshjen Gjilani – Malisheva (minuta 92-të), por është shpërfillur nga gjyqtari kryesor Eridon Podvorica”.

Në fund, “Skifterat” i kanë bërë thirrje kryetarit të gjyqtarëve, Përparim Hasanit, që të reagojë urgjentisht ndaj këtyre gjyqtarëve dhe të mos i lejojë asnjëherë delegimin e tyre në ndeshjet e Gjilanit, pasi në të kundërtën ata paralajmërojnë se nuk do të marrim përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Gjilani ka shënuar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para të kampionatit dhe janë lider i Suprligës me shtatë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori