LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeut e nis me Dinamo Kievin, Daja kërkon rezultat pozitiv

Skënderbeut e nis me Dinamo Kievin, Daja kërkon rezultat pozitiv
Festa e lojtarëve

Ta nisësh fazën grupeve të Ligës së Evropës si mysafir ndaj skuadrës që në short ishte në vazon e favoritëve do të thotë se duhet një mrekulli për t’u kthyer me rezultat pozitiv.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja e pranoi me sinqeritet para gazetarëve ukrainas se Dinamo Kiev mbetet favorite për ta fituar këtë përballje, por edhe Skënderbeu do të kërkojë t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’i befasuar vendasit në fushën e tyre.


“Është e pazakontë për ne pjesëmarrja në një nivel kaq të lartë, prandaj favorite për ta fituar ndeshjen është Dinamo. Sigurisht që do të kemi mundësitë tona ndaj duhet të bëjmë lojën tonë më të mirë. Edhe skuadrat e tjera të grupit kanë më shumë eksperiencë se ne, por ne do të luftojmë për të marrë ndonjë fitore.”

I ngacmuar për humbjen e thellë të Skënderbeut në miqësoren e dy viteve me parë me Dinamon e Kievit, Daja theksoi se në këtë sfidë të parë  të Grupit do të jetë një histori krejt tjetër.

“Në kohën kur Dinamo ka luajtur miqësore me Skënderbeun unë nuk isha trajner i skuadrës që drejtoj tani. Më mirë pyesni kapitenin Orges Shehi. Gjithsesi mendoj se miqësoret nuk mund të krahasohen me takimet zyrtare”, u përgjigj ai.

Largimi i Salihit apo Latifit gjatë verës, por edhe mungesa e Nimagës për arsye pezullimi, sipas Dajës nuk mund ta zbehin forcën e Skënderbeut që nuk mbështetet të individë të veçantë, por te grupi, shkruan TCH.

Ndërsa kapiteni Orges Shehi theksoi se pas mungesës 1-vjeçare në kompeticionet Europiane Skënderbeu kthehet edhe më i uritur për të treguar se mund të rivalizojë me kundërshtarët më të fortë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori