LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu është gati, ky është formacioni që pritet të luajë

Skënderbeu është gati, ky është formacioni që pritet të luajë

Skënderbeu është gati. Stërvitjen e fundit para sfidës me Dinamon Kievit, Ilir Daja ka preferuar ta zhvillojë në ambientet e rezidencës së zakonshme, Kompleksit Tropikal dhe jo në Elbasan Arena.

Dy vjet më parë ndodhte e njëjta gjë para fitores së vetme të Skënderbeut në grupet e Ligës së Evropës, kundër Sportingut të Lisbonës në nëntorin e vitit 2015.

Edhe atëherë suksesi vinte ndaj skuadrës më të fortë të grupit, status që sot e mban Dinamo e Kievit, të shumta ngjashmëritë me Skënderbeun që shpreson që “Deja Vu” të shkojë deri në fund me një fitore ndaj ukrainasve.

Pengu i vetëm mbetet zhvillimi i ndeshjes pa tifozë, me Ilir Dajën që ka marrë lajme të mira nga grupi i futbollistëve për sa i përket gjendjes së lojtarëve. Sabien Lilaj është gati, i rikuperuar në 100 % është edhe Nimaga që pritet ta nis nga stoli, ndërsa mungesa e vetme është ajo e Bajram Jashanicës.

Në seancën e fundit stërvitore Daja ka ndarë veç formacionin titullar duke lënë të kuptohet edhe 11-shen që do të zbresë në fushë.

Trajneri ka veçuar të njëjtin formacion që e nisi në barazimin 1-1 ndaj Kamzës, me Shehin mes shtyllave, para tij Radas dhe Aliti në vend të Jashanicës, Vangjeli në të djathtë dhe Mici majtas.

Para mbrojtjes Tefik Osmani ndërsa në krahë Lilaj dhe autori i golit në Ukrainë Gjergji Muzaka.

Tresha e sulmit e pandryshuar me James, Soëe dhe Gavazajn.

Është kjo 11-shja që pritet ta nisë ndaj Dinamos së Kievit, për ukrainasit një fitore vlen qartësinë matematike të kryesimit të grupit, festë që Skënderbeu kërkon ta shtyjë, me skuadrën korçare që mbetet e pamposhtur në 6 ndeshje të luajtura në shtëpi në këtë sezon të Ligën e Evropës.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori