LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu 0-0 Partizani: Notat e lojtarëve, Jashanica më i miri (Foto)

Skënderbeu 0-0 Partizani: Notat e lojtarëve, Jashanica më i miri (Foto)

Skënderbeu i Korçës nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Partizanit të Beogradit.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës, ndërsa dy skuadrat kanë mbetur ende pa fitore.


Barazimi i sotëm ishte i dyti për të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren e parë gjatë ndeshjeve të radhës.

Më i miri në ndeshje për Skënderbeun, padyshim që ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashani (8.00).

Paraqitje të mirë patën edhe Gledi Mici (7.8), Orges Shehi (7.6), Gjergji Muzaka (7.6) dhe Kristi Vangjeli me notë të njëjtë.

Notën më të ulët tek Skënderbeu në këtë sfidë e kishte sulmuesi afrikan Sowe (5.9) dhe Afrim Taku (6.3). /Telegrafi/