LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, 1100 familje në skema sociale

Skenderaj, 1100 familje në skema sociale

Në Komunën e Skenderajt janë mbi 1100 familje që ndodhen në skemat sociale, por ka edhe shumë familje të tjera, të cilat jetojnë në skamje, e që janë larguar nga skemat, për shkak se në ATK janë gjetur të dhëna se disa nga anëtarët e këtyre familjeve kanë burime të tjera financiare

Duket si shtëpi, por në të vërtetë është një kasolle, në të cilën jeton krejtësisht e vetmuar. Në derën e shtëpisë së ndërtuar larg shtëpive të fshatit, me kontributin e banorëve të Tërnavcit, rrallëkush troket, përveç kur dikujt i bie në mend që ta ndihmojë për ndonjë gjë, shkruan Zëri.


Hyra Tahiri, 78 vjeçe nga Tërnavci i Skenderajt, po priste që dikush t’ia hapte derën për t’i ndihmuar. Ajo thotë se njerëzit e vullnetit të mirë asaj i kanë dalë në ndihmë në vazhdimësi sidomos para festeve.

“Prej se u kry lufta familja e Ibrahim Abdullahut nga Vranidolli i komunës së Prishtinës na bien krejt çka duhet për Bajram, me miell, mish, oriz, sheqer, kafe, krejt çka shkon për Bajram. Po vallahi mos me kanë këta unë as natën e Bajramit nuk kisha pas me çka me e nda”, thotë Hyra, derisa pranonte pakon me ndihma nga njëri prej djemve të Ibrahimit, Bestrimi, i cili ka thënë se ka sjellë në Drenicë ndihma për Kurban Bajram për 20 familje të varfra të komunës së Skenderajt, si dhe mish kurbani për 60 familje të tjera të kësaj kategorie.

Kështu siç jeton Hyra, ka edhe shumë familje të tjera në fshatrat e komunës së Skenderajt, e madje edhe në qytetin e Skenderajt. Kurban Bajrami i sivjetmë, në fakt ka nxjerrë në dritë shumë familje në Drenicë, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme dhe vetëm presin dorën e bamirësve. Për të varfrit, fukarallëku nuk zhduket e as nuk zbutet me ndihma të njerëzve bamirës, pa një strategji të punësimit të nga një anëtari të secilës familje që jeton në skamje. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori