LAJMI I FUNDIT:

Skender Rexhepi-Zejdi: Do ta mbështesë Xhaferin për kryeministër

Skender Rexhepi-Zejdi: Do ta mbështesë Xhaferin për kryeministër

Skender Rexhepi-Zejdi kryetar i partisë Lëvizja Populli dhe deputet në Kuvend, do ta mbështesë Xhan për kryeministër. Thotë se ka pasur lëshime gjatë punës së tij, por shton se Xhaferi ka qenë ndër kryeparlamentarët më të suksesshëm që ka pasur deri tani kuvendi i RMV-së.

“A ka pasur lëshime kryetari i kuvendit gjatë mandatit 4 vjeçar, pa dyshim që ka pasur, sepse unë kam qenë ai që zëshëm i kam treguar lëshimet e tij. Por nëse i krahasojmë gjithë kryetarët e kuvendeve deri sot, del se Xhaferi më së paku ka pasur lëshime dhe më i suksesshëm ka qenë”, deklaroi Skender Rexhepi Zejdi nga Lëvizja Populli, për “TV21” .


Qëndrimet e OBRM-PDUKM-së se nuk do të votojnë për Xhaferin kryeministër, sipas Zejdit janë vetëm politika ditore dhe se në fund gjithçka do të rrumbullakohet ashtu siç thotë ligji.

Zejdi tha se është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, por edhe me Izet Mexhitin nga LEN.

Se ka do të rreshtohet Lëvizja Populli në zgjedhje, i tha se për atë do të vendosë Kuvendi i partisë. Qëndrimet e tij duken të jenë më të përafërta me BDI-në, pasi siç tha me Izet Mexhitin ka raporte korrekte, megjithatë, nuk mund t’i hapë plagët e vjetra me Besën dhe Alternativën.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori