LAJMI I FUNDIT:

Skenari origjinal i “Star Wars” u shit në ankand për 12 mijë euro

Skenari origjinal i “Star Wars” u shit në ankand për 12 mijë euro
"Star Wars"

Skenari origjinal i “Star Wars” që aktori Harrison Ford (Han Solo) la pas në banesën e tij në Londër u shit në ankand në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën për 12 mijë euro.

Skenari u përdor kur Ford ishte në Londër për të filmuar pjesën e parë të sagës epike në Elstree Studios në veri të Londrës.


Një draft i katërt i skenarit, i datës 15 mars 1976, u kap nga një koleksionist austriak në Excalibur Auctions në Hertfordshire, në veri të Londrës.

“Star Wars”

Në banesën që merrte me qira në Londër në atë kohë, Ford la skenarin së bashku me orarin e xhirimeve, i cili u shit për katër mijë euro dhe një letër nga një agjent ose mik, e cila u shit për 170 euro.

Të gjitha lajmet nga Star Wars
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Star Wars

Pronarët i gjetën sendet dhe i mbajtën për dekada. Skripti jo i plotë dhe i palidhur përmban rishikime dhe prezanton Han Solo në faqen 56.

“Star Wars”

Filmi i vitit 1977 e katapultoi Fordin në famë ndërkombëtare. Ai luajti në vazhdimet “The Empire Strikes Back” (1980) dhe “Return of the Jedi” (1983), përpara se të riprodhonte rolin në “The Force Awakens” (2015).

Drejtuesi i ankandit të Excalibur Auctions, Jonathan Torode tha se shitja vendosi një rekord të ri për një skenar të Star Wars, “duke treguar se si një lidhje personale me artikujt është kaq tërheqëse për fansat e Star Wars”. /Telegrafi/

“Star Wars”

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori