LAJMI I FUNDIT:

Skena të jashtëzakonshme në ndeshjen Tottenham – Sporting: Spurs shënuan në minutën e fundit të kohës shtesë, VAR ia anulon, Conte del me të kuq

Skena të jashtëzakonshme në ndeshjen Tottenham – Sporting: Spurs shënuan në minutën e fundit të kohës shtesë, VAR ia anulon, Conte del me të kuq

Antonio Conte u përjashtua me karton të kuq pasi Tottenham shënoi në fund me Harry Kane ndaj Sporting, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli të gjatë në VAR.

Mikpritësit ishin në epërsi me rezultat 1-0 në pjesën e parë kur Marcus Edeards shënoi në portën e Hugo Lloris nga distanca.


Rodrigo Bentancur barazoi shifrat në minutën e 80-të dhe Spurs dukej sikur kishin arritur një fitore dramatike në fund.

Zhvillohej minuta e pestë e kohës shtesë, kur Emerson Royal asistoi te Kane, i cili gjuajti për të quar peshë tifozët e Spurs.

Dukej se do të ishte goli që siguroi kualifikimin në raundin e 16 më të mirave.

Megjithatë, pati një rishikim të mirë të VAR-it prej katër minutash dhe u përcaktua se goli i Kane ishte pozitë jashtë loje.

Përfundimisht, teknologjia e re gjysmë automatike e vendosi se Kane ishte pjesërisht jashtë loje dhe kështu goli u anulua.

Kjo shkaktoi protesta nga Antonio Conte dhe stafi i tij, me italianin që mori një karton të kuq.

Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Spurs për të arritur në fazat e eliminimit do të shkojë në ndeshjen e fundit te Marseille ku ju duhet një barazim.

Spurs janë ende në krye të grupit, por të katër skuadrat e Grupit D, kanë gjasa pasi kanë vetëm dy pikë dallim midis të parës dhe të katërt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori