LAJMI I FUNDIT:

Skandali financiar, Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser” të Kurtit

Skandali financiar, Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser” të Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur sërish për skandalin financiar ku u tha se ishte i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ambasadorin Berishaj “sekseser” të Albin Kurtit.


““Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë”, ka shkruar Tahiri.

PDK: Skandali me ambasadorin Berishaj lidhet me majat e institucioneve, duhet hetim i hollësishëm
Lexo po ashtu PDK: Skandali me ambasadorin Berishaj lidhet me majat e institucioneve, duhet hetim i hollësishëm

Ai ka shtuar se skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.

Ndryshe lidhur me këto pretendime për përfshirje në këtë skandal ka reaguar vetë ambasadori Berishaj, duke i quajtur shpifje akuzat e tilla se ai ka bartur para rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob.

Postimi i plotë i Tahirit:

Skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.
Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve kjo krizë ju kushtoi drejtpërdrejtë në mirëqenie, duhet ta dinë se ku kanë shkuar e për çka janë shpenzuar paratë e tyre që qeveria ua mori përmes haraçit në emër të krizës. Duhet ta dinë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe.
Për këtë arsye, ne kemi kërkuar hetimin parlamentar të kësaj super afere. Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është agjendë politike por kusht i domosdoshëm demokratik për të mundësuar llogaridhënien dhe transparencën.
Tashmë është e qartë pse mazhoranca ka refuzuar ta mbështesë hetimin parlamentar për këtë çështje. Por amnisti për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me taksa të qytetarëve nuk ka e nuk do të ketë. Komisioni hetimor parlamentar do të themelohet me çdo kusht, me ose pa vullnetin e mazhorancës. Efekti i vetëm i kësaj pengese që pushteti po përpiqet ta vendosë ndaj transparencës, është rreshtimi me krimin e abuzimin.
“Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori