Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili sot në një konferencë për media kanë folur rreth skandalit që e quajtën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfolur emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ismaili në një konferencë për media ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.
“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve dhe për të dënuar aferën e ‘Kartelit të Rrymës’, që tani ka depërtuar në majat më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një Komision Parlamentar Hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milionë eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të ‘Kartelit të Rrymës’ me bashkëpunëtorët e kryeministrit Kurti”, u shpreh Ismaili.
Ai tha më tej se kjo duket të jetë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv, ku sipas tij miliona euro të qytetarëve janë shpërndarë në transaksione me kompani serbe.
“E për më keq, ka dyshime të mëdha për transaksione edhe me kompani ruse. Prandaj, një hetim parlamentar ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, tani është interes kombëtar. Komisioni parlamentar, i përbërë nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile, ku të gjithë së bashku do të hetonim se ku, si dhe kujt u janë dhënë këto miliona euro të taksave tona”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Ismaili.
Ai po ashtu u shpreh se KEK-u ka shitur energji elektrike Kompanisë GEN-I me çmim prej vetëm 105 euro për megavat.
“Të gjeturat tregojnë se në janar të këtij viti, atë kohë kur Qeveria me paaftësinë e saj e zhyti vendin në krizë energjetike, raportohet se KEK-u ka shitur energji elektrike Kompanisë GEN-I me çmim prej vetëm 105 euro për megavat. Në të njëjtën periudhë, KEK-u ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat”.
“Pra, Kosova ka blerë shtrenjtë, e Beogradit i ka shitur lirë. Ajo që tani dihet është që gjatë muajit dhjetor dhe janar, për dy muaj, është blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro nga kompania GEN-I me seli në Serbi, e nga dëshmitë që janë zbardhur nga mediumet sllovene paraqitet lidhja se Martin Berishaj është paguar rreth 600 mijë euro nga kjo kompani”, ka thënë më tej ai.
Siç tha Ismaili, ambasadori i Kosovës e ka mbajtur sekret kompaninë në fjalë.
“I njëjti nuk e ka deklaruar as në formularin e deklarimit të pasurisë”.
Prandaj, sipas nënkryetarit të PDK-së, është shumë shqetësuese niveli i shtrirjes së skandalit, që përfshinë shumë institucione: prej Ambasadës së Kosovës në Kroaci, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, deri te kupola e gjithë këtij rrjeti: Kryeministri dhe Presidentja e Republikës së Kosovës.
Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se qeveria dhe presidenca nuk janë as gjykatës as prokuror, por siç u shpreh ajo ata duhet të ndërmarrin hapa institucional dhe politik për shkarkimin e Berishës.
“Në një kohë ku për shkak të rrethanave përtej nesh e jashtë kontrollit tonë është krijuar një mundësi e artë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për shkak të përjashtimit të Rusisë nga ky mekanizëm i rëndësishëm ndërkombëtar, në vend se të gjitha resurset tona politike dhe diplomatike të jenë në funksion të jetësimit të këtij qëllimi madhor, diplomacia e Kosovës duket të jetë e përfshirë në një aferë me përmasa rajonale.
Berisha ka jetuar në Slloveni dhe ka hapur xhirollogari bankare dhe biznes në Mal të Zi e skandali ka shpërthyer në Slloveni. Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës as prokuror, ata duhet të ndërmarrin hapa institucional dhe politik për shkarkimin e Berishës si ambasador.
Nga dje Berisha nuk do të jetë në gjendje të ushtroj punën e tij, fatkeqësisht ua ka bërë të vështirë edhe punën ambasadorëve tanë…shkarkimi as që duhet të diskutohet. Kemi disa pyetje: Si e ka marr Berisha shtetësinë një ditë para se të bëhet ambasador? A ka kaluar nëpër hallkat e sigurisë? A ka kaluar për verifikim nga AKI dhe si është marr ky verifikim? Nuk e kemi luksin për skandale të tilla”, ka thënë ndër të tjera Çitaku.
Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se dialogu nuk duhet të kthehet në çështje të targave e stikersave.
“Kjo tregon një mungesë konsistence, ideje, vizioni. Problemi nuk janë targat por njohja reciproke, nuk duhet ta kthejmë dialogun në targa e stikersa”, ka thënë Citaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

A kishte mundësi UÇK-ja ta fitonte luftën pa NATO-n, kështu mendon Maqedonci

Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se i Gjermanisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë