LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për eksport të energjisë në periudhën e krizës, KEK del me deklaratë

Akuzat për eksport të energjisë në periudhën e krizës, KEK del me deklaratë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dal me një njoftim për media pas deklaratave për eksport të energjisë në kohë krize.

KEK njofton opinionin se tregtimi i energjisë elektrike (eksporti) nga KEK-u bëhet kryesisht kur paraqiten tepricat pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor.


“Tepricat zakonisht shfaqen (natën) në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në orën 07:00 eventualisht deri 09:00 (rrallë herë)”, thuhet në njoftim.

Sipas Korporatës, bazuar në procedurat e brendshme, KEK fillimisht deklaron prodhimin e energjisë elektrike për konsum vendor, pra për nevojat e konsumit të Shërbimit Universal si dhe mbulimin e humbjeve.

“Si rrjedhojë, në rastet kur shfaqen tepricat, fillimisht i ofrohen KESH-it (shkëmbim) dhe pjesa e mbetur e energjisë (nëse mbetet), atëherë plasohet në treg përmes tregtarëve të licencuar nga ZRRE-ja. Ndërsa sa i përket tregtimit të energjisë elektrike (si eksportit, po ashtu edhe importit), çmimin kryesisht e përcaktojnë kërkesa dhe oferta. Prandaj duhet të kemi parasysh faktin se në rastin kur rritet kërkesa për energji elektrike gjithashtu rritet edhe çmimi i energjisë elektrike dhe e kundërta ndodhë me eksportin, pra kur rritet oferta për energji elektrike çmimet janë më të ulëta”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se çmimi i importit të energjisë elektrike zakonisht është më i lartë në raport me çmimin e eksportit të energjisë elektrike, kjo për faktin se nevoja për import të energjisë elektrike shfaqet në kohën e pikut apo në kohën e konsumit maksimal (ditën), pra kohën kur ka mungesë të energjisë elektrike vendore por edhe në vendet e rajonit e më gjerë.

Pozita e opozita nuk pajtohen për formimin e Komisionit hetimor për krizën energjetike
Lexo po ashtu Pozita e opozita nuk pajtohen për formimin e Komisionit hetimor për krizën energjetike

“Ndërsa eksporti i energjisë elektrike nga KEK-u zakonisht realizohet në kohën kur ka teprica të energjisë elektrike dhe ajo zakonisht bëhet natën. Vlen të theksohet se gjatë kohës së natës përveç se shfaqen teprica të energjisë elektrike vendore, gjithashtu shfaqen tepricat edhe tek vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, partitë opozitare që disa ditë kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë në seancat plenare dhe komisione parlamentare pa u themeluar Komisioni hetimor për çështjet energjetike, si punësimet në KEK, rritjen e çmimit të rrymës, shitjen dhe blerjen e rrymës në kohë krize energjetike, etj. /Telegrafi/