0Shares

Një tjetër skandal me përmasa të mëdha ka ndodhur ditët e fundit në çiklizmin shqiptar, që në asnjë vend tjetër të botës nuk mund të mendohej dhe jo më të ndodhte.

Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Çiklizmit në Bergen të Norvegjisë në datat 17-24 shtator me dy çiklistë.

Në fakt duhet të përfaqësohej me tre, por Ylber Sefa është tërhequr nga kompeticioni për një arsye vërtetë shumë banale.

“Të përgatitesh një vit të tërë, një vit sakrificë për të pritur garën më të rëndësishme, siç është kampionati botëror, ku të jepet mundësia të jesh pjesëmarrës i këtij evenimenti gjigant. Për gjithsecilin është një ëndërr. Pas sakrificave nuk ke një biçikletë nga ekipi përkatës. Nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse ‘by world Championship 2017, see you 2018’, ka shkruar Sefa në “Facebook”, duke bërë me dije se federata e çiklizmit nuk e ka pajisur me biçikletë sportistin. /360grade/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)