LAJMI I FUNDIT:

Skandal përsëri në Afrikë: “Plaku” që Kameruni pretendon se është 17-vjeçar

Skandal përsëri në Afrikë: “Plaku” që Kameruni pretendon se është 17-vjeçar

Kemi qenë dëshmitarë të skandaleve të shumta në lidhje me moshën e sportistëve nga Afrika në vitet e fundit dhe ‘Kontinenti i Zi’ u trondit nga një polemikë e re përpara Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.

Rrjetet sociale kanë marrë flakë për shkak të fotove të ‘shpresës së re’ të kombëtares së Kamerunit, Wilfried Nathan Douala, i cili ka marrë një ftesë për në kombëtare para garës së madhe.


Besoni apo jo, Kameruni pohon se Douala është vetëm 17 vjeç, edhe pse në bazë të pamjes së tij duket fare qartë se nuk është kështu dhe duket shumë më i vjetër.

“Ka 17 vite burg”, është një nga komentet në rrjetin social Twitter.

Sipas Federatës së Futbollit të Kamerunit, Wilfried Nathan Douala ka lindur më 15 maj 2006 dhe do të bëjë debutimin e tij për ekipin e kombëtares A në moshën 17-vjeçare.

Douala u ftua në ekipin kombëtar nga trajneri Rigobert Song, i cili do të drejtojë përfaqësuesen në Kupën e Kombeve të Afrikës, që fillon në Bregun e Fildishtë më 13 janar.

Douala aktualisht luan për skuadrën kamerunase, Victoria United ,dhe më së miri ia del në pozitën e mesfushorit dhe është interesant fakti se për paraqitjet e tij këtë sezon nuk ka fare informacion.

Kameruni konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Kombeve Afrikane dhe në fazën e grupeve do të garojë me Gambinë, Senegalin dhe Guinenë në Grupin C. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori