LAJMI I FUNDIT:

S’ka më foto të Instagram në Twitter

S’ka më foto të Instagram në Twitter

Instagram vullnetarisht ka vendosur të tërheq të gjitha fotografitë e saj nga Twitter, duke e rritur tensionin aktual me rivalin e saj.

Më herët, kur përdoruesit e Instagram cicëronin në Twitter, fotografia paraqitej në formën dhe madhësinë e duhur. Ndërsa tani, me ndryshimet e bëra nga Instagram, fotografitë e përdoruesve shfaqen të deformuara dhe në format të papërshtatshëm në aplikacionet mobile.

Në ditët në vijim, Instagram do të pamundësojë tërësisht secilën fotografi në Twitter, dhe këtë veprim e ka konfirmuar edhe zyrtarisht.


Gjatë ditës është thënë se Twitter ka qenë ajo që e ka inicuar këtë veprim, por kjo është mohuar nga Twitter, e cila gishtin e saj e ka drejtuar kah Instagram, ndërsa themeluesi i kësaj të fundit e ka mbrojtur vendimin gjatë fjalimit të tij në ngjarjen e famshme e cila po mbahet në Paris, Le Web. / Telegrafi /