LAJMI I FUNDIT:

Situata në momentin e goditjes komike me thembër të Moratas, Pirlo reagoi duke përplasur disa shishe

Situata në momentin e goditjes komike me thembër të Moratas, Pirlo reagoi duke përplasur disa shishe
(Foto: Screenshot/Twitter/Sky Sports)

Andrea Pirlo i nevrikosur i ka goditur disa shishe në afërsi të bankës së Juventusit, pas huqjes komike të Alvaro Moratas në ndeshjen kundër Atalantas.

Sulmuesi spanjoll nuk arriti të shënonte në një gol të zbrazët, 15 minuta pasi kishte nisur ndeshja, porse situata nuk qe shumë e qartë.


Ish-sulmuesi i Real Madridit pranoi një pasim nga Weston McKennie dhe shkoi drejt portës, fillimisht duke pasuar te Cristiano Ronaldo.

(Foto: Screenshot/Twitter/SkySports)

Superylli portugez nuk u gjend në situatë të mirë, duke qenë se Berat Gjimshiti e bllokoi, por topi u kthye sërish te Morata, i cili e kishte portën e zbrazët.

Momentet më të mira në ndeshjen Juve-Atalanta: Spikat thembra e Moratas dhe penalltia e humbur e Ronaldos
Lexo po ashtu Momentet më të mira në ndeshjen Juve-Atalanta: Spikat thembra e Moratas dhe penalltia e humbur e Ronaldos

Mirëpo, ai zgjodhi të godiste me thembër dhe goditja shkoi keq, ndërsa topi përfundoi jashtë portës.

Trajneri Pirlo reagoi furishëm, mirëpo edhe në rast se do të shënonte, sistemi VAR me gjasë do ta kishte anuluar golin për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori