LAJMI I FUNDIT:

Situata e rëndë mes Palestinës dhe Izraelit – reagimi i Elnenyt në rrjetet sociale shkakton bujë

Situata e rëndë mes Palestinës dhe Izraelit – reagimi i Elnenyt në rrjetet sociale shkakton bujë

Mohamed Elneny përmes rrjeteve sociale ka treguar mbështetjen e tij për Palestinën pasi fotografia e profilit të mesfushorit egjiptian në Instagram ka ndryshuar në atë të flamurit të tyre. 

Ky veprim vjen pasi terroristët e Hamasit  nisën sulme me raketa mbi Izraelin dhe pushtuan pjesë të vendit, duke vrarë civilë dhe duke rrëmbyer të tjerë.


Ndryshimi i Elnenyt në profilin e tij vjen vetëm disa ditë pasi shoku i tij i skuadrës Oleksandr Zinchenko vendosi të kufizojë llogarinë e tij në Instagram nga publiku pasi u vu në shënjestër nga thumbimet në mediat sociale pasi shkroi: “Jam me Izraelin”.

Ka hequr fanellën dhe ka veshur uniformën ushtarake - kush është futbollisti që iu bashkua forcave izraelite
Lexo po ashtu Ka hequr fanellën dhe ka veshur uniformën ushtarake - kush është futbollisti që iu bashkua forcave izraelite

Reprezentuesi egjiptian postoi edhe në vitin 2021 një mesazh mbështetjeje për Palestinën, duke postuar në Twitter: “Zemra dhe shpirti im dhe mbështetja ime për ty Palestinë”, e ndjekur nga një foto e flamurit të Palestinës dhe një emoji paqeje.

Arsenali konfirmoi në atë kohë se ata kishin folur me Elneny për ‘implikimet më të gjera’ të postimit të tij pro-palestinez në mediat sociale, i cili provokoi shqetësim nga sponsori i klubit Lavazza.

Ata i thanë Sky Sports News në atë kohë: ‘Si me çdo punonjës të Arsenalit, lojtarët tanë kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre në platformat e tyre’.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, mbetet i vdekur ish-sulmuesi izraelit
Lexo po ashtu Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, mbetet i vdekur ish-sulmuesi izraelit

Sipas Jewish Chronicle, postimi provokoi zemërimin e tifozëve hebrenj të Arsenalit, sepse përfshinte një imazh të quajtur ‘Jetët e Palestinës kanë rëndësi’, i cili paraqiste një skicë të Izraelit të mbushur me imazhe pro Palestinës.

Ndërkohë, Jewish Gooners, një llogari në Twitter për tifozët hebrenj që mbështesin Arsenalin, ka dënuar heshtjen e botë së futbollit për konfliktin e vazhdueshëm. /Telegrafi/

Elneny, i cili ka 5.4 milionë ndjekës në Instagram, duket se ka treguar mbështetjen e tij për Palestinën

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori