LAJMI I FUNDIT:

Sistemi operativ Mac OS X më i rrezikshmi

Sistemi operativ Mac OS X më i rrezikshmi

Në listën e kompanisë Trend Micro për sistemet më të rrezikshme operative për vitin e kaluar është shpallur Mac OS X.

Përkundër besimit të përgjithshëm, Windows nuk ka qenë sistemi më i rrezikshëm operativ për shfrytëzim gjatë vitit 2010 sipas “listës më të rrezikshmëve” të cilën e publikon kompania Trend Micro, por Mac OS X.


Ani pse kompania nuk zbuluar shumë arsyet të cilat qëndrojnë prapa këtij vendimi, theksohet arnimi masiv i sigurisë për Mac OS X prej 644 MB i lëshuar në prill të vitit të kaluar, si dhe prirja e Apple për vonesa dhe koha e gjatë e lansimit të ciklit të arnimeve të cilat rrisin rrezikun për përdoruesit. Nuk ka informata se si dhe nëse janë shfrytëzuar mangësitë për sulme të sigurisë, mirëpo me rritjen e popullaritetit të Mac OS X sigurisht bëhet çdo ditë e më shumë cak i atyre që zhvillojnë softuerë dashakeq.

Në listën e Trend Micros gjenden edhe faqet më të rrezikshme të internetit, hardueri, rrjetet për shoqërim, softueri për faqet e internetit, protokollet e internetit, domenet, formatet e dosjeve, etj. /Telegrafi/