LAJMI I FUNDIT:

Sissoko: Pogba do të rikthehet te Juventusi

Sissoko: Pogba do të rikthehet te Juventusi

Ish-mesfushori Mohamed Sissoko ka thënë se Fiorentina luan ndeshjen e jetës së tyre sonte kundër Juventusit dhe Paul Pogba do të kthehet te Biankonerët.

35-vjeçari, i cili doli në pension në janar, luajti 100 ndeshje gjatë tre viteve në Juventus para se të transferohej te Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2011.


Ai më vonë u kthye për një periudhë gjashtë-mujore në huazim te Fiorentina në janar  të vitit 2013, por luajti vetëm pesë herë për Violan.

Ai foli për TuttoJuve.com përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme në Allianz Stadium, kur Federico Chiesa përballet me ish-shokët e tij të skuadrës për herë të parë që nga transferimi te kampionët në fuqi.

“Do të jetë ndeshja e njëjtë si gjithmonë, me Juve si favoritë dhe Fiorentina duke luajtur ndeshjen e jetës së tyre”, ka thënë ai.

“Viola kanë gjetur pak ritmin e tyre dhe po luajnë ashtu siç u kërkon trajneri i ri, por Biankonerët do të vazhdojnë serinë e tyre të favorshme në shtëpi. Nuk ka krahasim”.

Sissoko shtoi se ai beson se ish-mesfushori i Juventusit Paul Pogba do të kthehet nga Manchester United tek Zonja e Vjetër.

“Për mua, ai do të kthehet në Juventus. Ai nuk po gjen shumë hapësirë ​​në Manchester United”.

“Agjenti i tij tha që ai nuk do të rinovojë kontratën e tij. Unë dyshoj se ai do të kthehet këtë dimër, kështu që mund të jetë një nënshkrim veror për Biankonerët”, ka shtuar më tej Sissoko. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori