Sipas rregullave të ndëshkimeve, Neymar do të humbas ‘El Clasico’


Neymar pritet ë mungojë në takimin kundër Real Madridit.
E gjithë kjo pas veprimeve të fundit të futbollistit, ku në takimin e humbur të Barcelonës kundër Malagas me rezultat 2:0, u ndëshkua me karton të kuq.
Për t’ia vështirësuar punën vetes, Neymari duartrokiti veprimin e gjyqtarit kryesor dhe sipas rregullave të Komisionit Disiplinor të La Ligas, ky veprim dënohet me dy ndeshje mos lojë.
Sipas portalit sportiv spanjoll, Marca sulmuesi brazilian në këtë formë do të humbas El Classico e 23 prillit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































